Pas takimeve që Gabriel Escobar pati dje me presidenten Osmani dhe me liderët opozitarë të Kosovës, ai sot pritet të takohet me kryeministrin Kurti.
Takimi do të mbahet me fillim nga ora 15:00, në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, transmeton Fol Drejt.
Përveç Escobar, kryeministri Kurti në takim do ta ketë edhe përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak./FolDrejt/