Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të bisedojë të mërkurën me Zëvendës Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit dhe të dërguarin special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në Beograd.
Escobar arrin në Beograd vetëm një ditë pasi i dërguari evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, përfundon vizitën e tij dyditore në Serbi.
Ky takim vjen para të shtunës së 18 marsit, ku Vuçiq do të takohet sërish me kryeministrin e Republikës së Kosovës Albin Kurti në Ohër, transmeton Fol Drejt.