Ardhja e Haaland te Manchester City ka bërë që për brazilianin Gabriel Jesus mos të ketë më minuta në dispozicion.
Kështu, kampionët e Anglisë, vendosën që të dëgjonin oferta për Gabriel. Arsenal ka qenë i vendosur për transferimin e një sulmuesi pasi francezi Lacazette u largua në drejtim të Lyonit.
Fabrizio Romano, gazetari i njohur italian, ka bërë me dije se Arsenal dhe City kanë arritur një marrëveshje totale për transferimin e sulmuesit në urdhrat e Artetas.
Takimi i ardhshëm mes palëve do të jetë për të firmosur kontratën. Gabriel Jesus do t’i kushtojë 45 milionë paund Arsenalit./abcnews.al/