Presidenti amerikan Joseph Biden bëri një gafë të re kur në një fjalim në shtetin amerikan të Kolorados, tha se djali i tij, i cili vdiq nga një tumor në tru në maj 2015, “humbi jetën në Irak”.
“Vetëm imagjinoni. Unë e them këtë sinqerisht. E them këtë si babai i një njeriu që mori Yllin e Bronzit, Medaljen e Shërbimit të Shquar dhe që humbi jetën në Irak,” tha Biden.