Gjatë fjalimit të tij mbrëmë në parlamentin kanadez në Otava, presidenti amerikan Joe Biden gabimisht përshëndeti dhe foli fjalë të mira për Kinën kur donte të thoshte Kanada dhe bëri një gafë tashmë të përfolur në rrjetet sociale e mediat e ndryshme.
“Sot përshëndes Kinën… më falni, unë duartrokas Kanadanë,” tha presidenti 80-vjeçar amerikan dhe shtoi shpejt: “Mund ta imagjinoni se çfarë mendoj unë për Kinën. Unë nuk do të hyj në këtë”, raporton New York Post.
Në konferencën për shtyp që pasoi, Biden bëri një gafë të ngjashme dhe përmendi Japoninë teksa fliste për marrëdhëniet e Kinës me Rusinë, por u korrigjua para përfundimit të fjalisë, transmeton Fol Drejt.