Situata nuk është ideale në Samsung. Ndërkohë që kompania është ende një nga prodhuesit kryesorë të telefonave të mençur në mbarë botën, po humb terren nga Huawei në vend të dytë, ashtu edhe në krahasim me veten.
Zëvendësdrejtori Lee Jae-yong madje thuhet se kritikoi Koh Dong-jin, CEO e biznesit të telefonave të Samsung Electronics dhe urdhëroi një përmirësim masiv në departamentin e kamerave, raporton Korea Herald.
Thashethemet e tjera theksojnë problemet për pozitën e CEO Koh, ndërsa Samsung po i afrohet kohës së vitit kur zakonisht ristrukturon personelin.
Koh tha se po bën të gjitha përpjekjet për të kthyer gjërat në favor të kompanisë dhe të kërkojë një lansim të madh me Galaxy S10 të ardhshëm dhe telefonin e parë komercial të palosshëm. “Më vjen keq për statusin aktual të biznesit të telefonave Samsung dhe do të bëj çmos për të kapërcyer krizën me telefonat e ardhshëm Galaxy 10 dhe Galaxy F”, raportohet të ketë thënë ai në një mesazh korporativ tek drejtuesit dhe punonjësit.
Një informator i brendshëm i paidentifikuar i cituar nga Korea Herald, tha se “Mesazhi i Koh-it u duk sikur tregonte se në çfarë pozicioni kritik është biznesi mobil i Samsung për momentin. Atmosfera brenda kompanisë është aktualisht.”
Samsung pritet të impresionojë botën me Galaxy S10 dhe X. Është raportuar se do të bëjë përshtypje duke hequr kornizat dhe duke pasur një skaner të gjurmëve të gishtave në ekran me performancë të lartë.
Telefoni inteligjent i palosshëm, që pritet të jetë Galaxy F, do të jetë një tablet që paloset në një telefon. Korea Herald vëren se të dy këta telefona do të zbulohen në shkurt dhe do të jenë në dispozicion në mars.