Samsung është duke punuar intenzivisht për telefonat e tyre të ardhshëm – Galaxy S10 dhe Galaxy S10 Plus – përpara njoftimit zyrtar, të paralajmëruar për kongresin e Mobile World Congress në shkurt.
Sipas një raporti të ri nga Wall Street Journal, modeli më i shtrenjtë Samsung Galaxy S10 do të mburret me gjashtë kamera.
Me Galaxy S10, Samsung duken të vendosur për të lansuar katër variante të ndara – dyfishon linjën ekzistuese të Galaxy S9 dhe Galaxy S9 Plus.
Sipas burimeve brenda kompanisë që flasin me Wall Street Journal, modeli më i lartë – i koduar me emrin “Beyond X” brenda Samsung – do të mburret me një ekran AMOLED prej 6.7 inçësh, mbështetje 5G dhe gjashtë kamera – dy në pjesën e përparme dhe katër në pjesën e prapme.
Asnjë nga këto karakteristika nuk është krejtësisht e re për Samsung. Më parë këtë vit, prodhuesi i Koresë së Jugut lansoi Galaxy A9 me një aparat fotografik katërfishtë të montuar në pjesën e pasme.
Ashtu si në Galaxy A9, katër kamerat në Galaxy S10 do të mundësojnë 2x zmadhim optik, një sensor ultra të gjerë dhe një lente të thellë për imazhe Live Focus.
Më herët gjatë këtij viti, shefi i departamentit mobil të Samsung, DJ Koh, premtoi se linja e ardhshme Galaxy S10 do të shfaqë ndryshime shumë të rëndësishme dizajni, në krahasim me Galaxy S8 dhe Galaxy S9.