Trajneri i futbollit të Paris Saint-Germainit, Christophe Galtier tha sot se për lëndimin e Neymarit është fajtor orari i ngjeshur i ndeshjeve të kampionit francez, raportojnë mediat franceze.
Neymar u lëndua në ndeshjen e djeshme ndaj Lille (4:3) në kuadër të xhiros së 24-të të kampionatit francez.
Futbollisti brazilian u largua nga fusha, pasi u dëmtua në fillim të pjesës së dytë në një duel me lojtarin kundërshtar Benjamin Andre, transmeton Fol Drejt.