Ndërkohë Indonezia ka ndaluar përbërësit që lidhen me vdekjen e 70 fëmijëve në Gambia, ndërsa po heton vdekjen e më shumë se 20 fëmijëve në kryeqytetin Xhakarta për shkak të dëmtimit të veshkave këtë vit.
Gambia dhe India po hetojnë vdekjen e 70 fëmijëve nga dëmtimi akut i veshkave në vendin e Afrikës Perëndimore që besohet të jetë i lidhur me shurupet e kollës të prodhuara nga Maiden Pharmaceuticals Ltd në Indi, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.
Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se gjeti nivele “të papranueshme” të përbërësve potencialisht toksikë në katër nga produktet e kompanisë farmaceutike./FolDrejt/