Gana është vendi i parë që miratoi një vaksinë të re të malaries që shkencëtarët që e zhvilluan e përshkruajnë si një injeksion që “ndryshon botën”, raportoi “BBC”.
Vaksina, e quajtur R21, duket të jetë jashtëzakonisht efektive në krahasim me vaksinat e mëparshme në të njëjtën zonë.
Rregullatorët e barnave në Ganë vlerësuan rezultatet përfundimtare të kërkimit mbi sigurinë dhe efikasitetin e vaksinës, të cilat ende nuk janë publikuar, dhe vendosën ta përdorin atë./FolDrejt/