Aktori veteran i Hollywood, Tom Cruise kërkon të bëhet i pari që xhiron një film në hapësirë, por çuditërisht edhe Rusia ka nisur një operacion rival.
Gara hapësinore e fuqive të mëdha duhet se po merr të tjera dimensione teksa Rusia po dërgon një aktore e një regjizor drejt Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor, me qëllim xhirimin e filmit të parë në hapësirë.
Grupet ruse do të nisin ekspeditën e tyre më 5 tetor 2021, por në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor duket ata se mund të takohen me të tjerë producentë: Tom Cruise dhe regjizori Doug Liman, gjithashtu do të udhëtojnë atje në tetor për të realizuar një film.
Data e saktë e nisjes së grupit të Cruise nuk është njoftuar, por nisja paralele e rusëve sugjeron objektivin e tyre për të mundur amerikanët.
Rusia raportohet se organizoi grupin rival të produksionit pas njoftimit të planeve të Cruise verën e kaluar, i cili do të mbështetet në misionin e tij nga Nasa e Elon Musk.