Një rast ka lënë pafjalë popullin gjerman: nga një garë ilegale me vetura në Moers pranë Duisburg, është aksidentuar për vdekje një kalimtare rasti, shkruan tag24.de.
Kjo ngjarje ka ndodhur në prill të vitit të kaluar, ku një gjerman dhe një kosovar garonin me veturat e tyre të shpejta. Në 10 shkurt (e hënë) do fillojë procesi kundër tyre, ku kosovari akuzohet për vrasje, kurse gjermani për pjesëmarrje në një garë ilegale me pasojë vdekjen.
Në momentin e aksidentit të 43 vjeçares, ai ka vozitur me shpejtësi 163 km/h, treherë më shumë sesa norma e lejuar. Ajo vdiq tre ditë më vonë nga plagët, duke lënë pas djalin, vajzën dhe burrin, përcjell foldrejt.com.
Nga ky aksident ka shpëtuar për mrekulli një grua tjetër.
Në Gjermani, Zvicër dhe Austri shpesh ndodhin gara ilegale, ku të rinjtë adoleshentë sprovojnë njëri-tjetrin, por përveç që rrezikojnë jetën e tyre, ata shkatërrojnë edhe jetët e të tjerëve. Kjo e fundit është vërtet e pafalshme./Foldrejt.com