Gjashtë shofer janë ndëshkuar për gara të kundërligjshme në Vushtrri.
Shoferëve iu është shqiptuar gjoba prej 150 euro, si dhe nga një pikë negative.
“Kundërvajtësit janë hasur në dy lokacione të ndryshme në Vushtrri, të cilët në kundërshtim me rregullat e trafikut rrugor ishin duke bërë gara sportive me vetura duke penguar e rrezikuar edhe pjesëmarrësit tjerë në trafikun rrugor”, thuhet në njoftimin e policisë.