Republikanët “kapën” vende në Dhomën e Përfaqësuesve në Florida, Xhorxhia dhe Virxhinia.
Si pjesë e garës për Dhomën e Përfaqësuesve, republikanët janë shumë pranë fitores, pasi patën një avantazh ndaj demokratëve pas mesnatës EST sonte – 190 me 167 vende, dhe 218 nga 435 që kërkohen për një shumicë.
Ndryshe nga Senati, ku gara është ende e ngushtë – 46 për të dyja partitë nga gjithsej 100, në Dhomën e Përfaqësuesve ka pasur ndryshime në krahasim me zgjedhjet e mëparshme.
Guvernatorët kryesisht mbajtën pozitat e tyre
Përveç zgjedhjeve për Kongresin, të martën në SHBA u mbajtën edhe zgjedhjet për guvernatorët në 36 shtete amerikane dhe situata është kryesisht e pandryshuar në krahasim me zgjedhjet e mëparshme.
Megjithëse gara për guvernator tërheq më pak vëmendje sesa për Kongresin, nga ana tjetër, zgjedhja e guvernatorit është e rëndësishme për shkak të çështjeve të të drejtave të abortit, të drejtave transgjinore, mbajtjes së armëve dhe zgjedhjeve të ardhshme, raporton Reuters, transmeton Fol Drejt.