Fituesi i Seria A do të mësohet në ndeshjet e fundit, pasi Milan dhe Inter do të diskutojnë mes tyre edhe Scudetton sigurisht në distancë.
Të dielën e 22 majit në dy stadiume të ndryshme mund të bëhet edhe festa e fitimit të trofeut. Milan do të udhëtojë në transfertën e Sassuolës me synimin të marrin të paktën 1 pikë për t’u shpallur kampionë, ndërsa Interi në shtëpinë e tij do të kërkojë fitoren ndaj Sampdorias për të shpresuar më pas te humbja e Milan për të bërë të tyrin Scudetton, diçka e tillë duket e pabesueshme.
Inter-Sampdoria dhe Sassuolo-Milan do të luajnë të dyja të dielën në orën 18:00. Por problemi është që në fund të këtyre ndeshjeve do të akordohet trofeu. Por çfarë do të ndodhë.
Presidenti Casini dhe administratori Del Siervo do të ndahen nga njëri-tjetri për të përgatitur festën në dy stadiume.
Rreth orës 20:00 të ditës së diel do të mësohet kampioni i Italisë. Milani është favorit, por në jetë asgjë nuk është e sigurt. Liga e Serisë A do t’ia japë trofeun skuadrës fituese. Do të jenë dy kupa në të dyja stadiumet. Në “Mapei” të Reggio Emilias do të jetë Lorenzo Casini, ndërsa Luigi Del Siervo në Milano. Është një situatë që nuk ka ndodhur që nga sezoni 2009-2010 kur Roma dhe Interi luajtën për titullin deri në javën e fundit dhe triumfuan zikaltrit./Abcnews/