Zëvendësministri i Punëve të Brendshme Blerim Gashani, i është kundërpërgjigjur deputetes së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliut, e cila për Presidenten Vjosa Osmani tha se, do të mbahet mend që hyri në Presidencë me 100 kilogramë dhe do të dalësh me 50, shkruan Fol Drejt.
Gashani i cili vjen nga radhët e Listës “Guxo!”, ka thënë se përgjigja e tyre do të jetë me punë, meqë nuk kanë kohë të përgjigjen ndaj “fyerjeve dhe gjuhës së kontaminuar e, po se po, vulgare e primitive”.
Ky është postimi i plotë i Gashanit:
Natyrisht se nuk kemi kohë të përgjigjemi ndaj fyerjeve dhe gjuhës së kontaminuar e, po se po, vulgare e primitive, ndaj Presidentes tonë.
Në vend të kësaj, po përgjigjemi me punë.
Me punë të mira për Kosovën.
Dhe, kjo duket se i vret më së shumti gjuhët e liga.
Punët e mira dhe të hajrit nuk do t’i ndalim për Kosovën!
Ndërsa ju, pronarët e gjuhës helmuese, duhet të mësoheni me këtë.
Sa më shpejt, aq më mirë.