Si rrjedhojë e situatës së krijuar me pandeminë COVID-19, Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka njoftuar qytetarët që ndodhen jashtë Komunës së Obiliqit, që duhet të kthehen sot deri në ora 17:00.
Po ashtu ryetari Gashi ka konfirmuar se në Obiliq nuk ka asnjë rast të dyshuar me koronavirus dhe ju ka bërë thirrje gjithë qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi sepse është koha për durim. Kush duron, fiton- është shprehur Kryetari Gashi.
Shkrimi i plotë i Kryetarit Gashi:
“Bashkëqytetarë të nderuar,
Si rrjedhojë e situatës së krijuar nga pandemia COVID-19 dhe duke parë gjendjen e krijuar në komunat përreth ku bazuar në vendimet e MSH-së janë shpallur zona të karantinuara, njoftoj të gjithë qytetarët që ndodhen jashtë Komunës së Obiliqit se duhet të kthehen sot (12 prill), deri në ora 17:00.
Ju konfirmoj se situata në Komunën e Obiliqit vazhdon të jetë e qetë dhe stabile, pa asnjë rast të dyshuar me koronavirus dhe ju njoftoj se të gjitha masa të reja të nevojshme Ne do të i ndërmarrim si institucion në kordinim me MSH-në dhe IKSHPK-në, me qëllim të menaxhimit dhe parandalimit të infeksionit me COVID-19.
Ju vazhdoni të qëndroni në shtëpi, është momenti për durim. Kush duron,fiton!
Qëndroni në shtëpi dhe konsultoheni me institucionet në kuadër të shtabit emergjent përmes telefonave:
+377 45 163 222 (QKMF Obiliq)
038 561 600 (Statcioni Policor Obiliq)
045 163 100 (DSHPE)
0800 11 043 (pa pagesë)
Xhafer Gashi”, ka shkruar Gashi.