Zhvillimet e fundit kanë ngritur shqetësime në opinionin publik, nëse pas braktisjes së institucioneve vendore nga serbët e Kosovës, do të pasojë një veprim tjetër edhe më i keq, shkruan Fol Drejt.
Me gjithë thirrjet e krerëve të shtetit në adresë të serbëve të Kosovës që këta të mos bien pre e propagandës nga Beogradi, braktisja e institucioneve ka vijuar edhe sot.
Por edhe roli i bashkësisë ndërkombëtare, nuk duket të jetë aspak në favor të Kosovës.
Kështu të paktën e ka komentuar këtë rol analisti Shkëlzen Gashi.
“Ndërmjetësuesit europianë i paskan parashtru Kosovës dy kushte: 1). tërheqjen nga vendimi për targat; dhe 2). themelimin e asociacionit.
Ndërkaq, Sërbisë i paskan vendosë vetëm një kusht. ju mendoni që ky kusht është: njohja e Kosovës;
jo, ishte: kthimi i sërbëve në institucionet e Kosovës 😃
Pra, të tri kushtet e ndërmjetësuesve ndërkombëtarë në favor të Sërbisë.
mr. borell, no pasarán!” – ka shkruar analisti Shkëlzen Gashi./FolDrejt/