Shefi i grupit parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, e ka konsideruar si shumë të padrejtë mungesën e mbështetjes nga pozita për formimin e Komisionit hetimor parlamentar.
Hetimi parlamentar është e drejtë kushtetuese, ka thënë Gashi, transmeton.
Me këtë vendim të pozitës, Gashi ka thënë se po tentohet t’i heqet Kuvendit të Kosovës funksioni ligjvënës, përzgjedhës dhe funksioni mbikqyrës.
Ai ka konsideruar se nëse nuk votohet ky Komision nuk ka kuptim pjesëmarrja e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kuvend, duke përfunduar se edhe nuk do të marrin pjesë nëse nuk votohet Komisioni në fjalë./FolDrejt/