Kryetari i Partisë Alternativa, Afrim Gashi, ka reaguar pas sulmit në veri të Kosovës.
Ai theksoi se ky sulm ndaj Policisë së Kosovës është goditje ndaj sovranitetit të Republikës së Kosovës nga Serbia, përcjell Fol Drejt.
“Sulmi i mbrëmshëm ndaj Policisë së Kosovës në një fshat të Zveçanit, është goditje ndaj sovranitetit të Republikës së Kosovës nga Serbia”, u shpreh Gashi.
Vlen të theksohet se që nga raportimi i vrasjes së rreshterit Afrim Bunjaku, ka pasur reagime nga akterë të shumtë në lidhje me sulmin në veri./FolDrejt/