Nga 21 korriku e deri më 31 korrik në Prishtinë do të mbahet Prishtina Gastronomy Festival.
Organizatorët e këtij festivali kanë ftuar qytetarët që të marrin pjesë dhe të shijojnë ushqimet dhe pos tyre edhe muzikë, koktej, verëra dhe birra.
Festivali do të mbahet në sheshin “Adem Jashari” për dhjetë ditë nga ora 17:00 e deri më 23:00.