Themeluesi i Microsoft, Bill Gates, pavarësisht se është amerikani më i pasur pas Jef Bezos (AMAZON), ka thënë se “sistemi i tarifave në SHBA duhet të ndryshohet, ku të pasurit duhet të paguajnë më shumë”, shkruan FAZ.net, përcjell foldrejt.com.
Prej disa vitesh thellohet hendeku mes të pasurve dhe të varfërve në SHBA, duke sjellur kritika për politikën e taksave dhe që më pas orientohet deri te shëndetësia falas për të gjithë. Për këtë tashmë edhe Gates kërkon “më shumë drejtësi”.
Sipas Gates, ai shpërblehet shumë më tepër sesa puna që ka bërë, kurse ka shumë të tjerë që punojnë po aq sa ai, por duhet të mbijetojnë./Foldrejt.com