Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave të Turqisë (AFAD) njoftoi se ka përfunduar vendosja e tendave të banimit në zonat e prekura nga tërmetet. Deri tani janë ngritur gjithsej 50.818 tenda të mëdha familjare për të akomoduar viktimat e tërmetit.
Një nga vendbanimet e tendave u ngrit në stadiumin në qytetin Kahramanmaras në jug të Turqisë, përcjell Fol Drejt.