Gati 60 padi që pretendojnë se produktet e zbutësve të flokëve të shitura nga filiali i L’Oreal në SHBA, L’Oreal USA Inc dhe kompani të tjera shkaktojnë kancer dhe probleme të tjera shëndetësore, do të konsolidohen në gjykatën federale në Çikago.
Të paktën 57 padi janë ngritur në gjykatat federale në të gjithë SHBA-në për produkte që përdorin kimikate të përhershme për rregullimin e flokëve, tregojnë dosjet gjyqësore.
Paditë pretendojnë se kompanitë e dinin se produktet e tyre përmbanin kimikate të rrezikshme, por gjithsesi i tregtonin dhe i shisnin ato, transmeton Fol Drejt.