Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 264 raste të reja me COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, përcjell Klankosova.tv, transmeton FolDrejt.com.
Derisa gjatë ditës së djeshme, nga 3908 testime kanë rezultuar pozitivë 144 persona, teksa sot nga 7.125 testime kanë rezultuar pozitivë 264.
Sot janë shëruar 10 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.131.
Në total numri i rasteve aktive është 1.251.