Bëhet fjalë për rreth 1.4 milionë doza të raportuara si të administruara që nga e enjtja, për një mesatare shtatë-ditore prej rreth 1.5 milion dozash në ditë.
Më shumë se gjysma e popullsisë amerikane, rreth 166 milionë banorë, kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës për Covid-19. Dhe, rreth 40%, pra 133.5 milion persona, janë vaksinuar plotësisht, sipas të dhënave të botuara të premten nga Qendrat Amerikane të Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve.
Mes popullatës 65 vjeç e lart, gati 86% kanë marrë të paktën një dozë, dhe gati 75% janë vaksinuar plotësisht. Në përgjithësi, 292,099,778 doza në total janë raportuar si të administruara, rreth 81% e 362,375,765 dozave totale të dorëzuara.