Gavi theu rekord pasi Spanja mposhti Kosta Rikën 7-0 të mërkurën.
Golii Gavit e bëri atë golashënuesin më të ri në Kupën e Botës që nga viti 1958, rekord të cilin e ka Pele, dhe golashënuesin më të ri të Spanjës në historinë e kompeticionit. Goli i tij ndihmoi që Spanja të largohej edhe më shumë nga Kosta Rika në diferencë, me ndeshjen që përfundoi 7-0. Rezultati e vendos Spanjën në krye të Grupit E në diferencë golash pas fitores së Japonisë ndaj Gjermanisë më herët gjatë ditës.
Spanja do të përballet me Gjermaninë në atë që do të jetë një ndeshje e ndjeshme për skuadrën e Hansi Flick pasi duhet të fitojnë nëse mendojnë të kalojnë tutje në fazën e eliminimeve./FolDrejt/