Agjencia e OKB-së për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA) njoftoi se mesatarisht 63 gra në ditë vriten në sulmet e Izraelit në Gaza, 37 prej të cilave janë nëna që kanë lënë familjet e tyre.
“Më 8 Mars, Ditën Ndërkombëtare të Gruas, gratë në Gaza vazhdojnë të vuajnë pasojat e kësaj lufte brutale”, tha UNRWA në postimin e bërë nga X, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
UNRWA thekson se të paktën 9 mijë gra janë vranë në sulmet izraelite dhe shumë të tjera kanë mbetur nën rrënoja. “Mesatarisht 63 gra në ditë vriten në sulmet e Izraelit në Gaza, 37 prej të cilave janë nëna që kanë lënë familjet e tyre”, tha agjencia e OKB-së.
Të paktën 30.800 palestinezë janë vrarë që atëherë në Rripin e Gazës dhe rreth 73 mijë të tjerë janë plagosur në mes të shkatërrimit të gjerë në enklavën bregdetare.