Banorët e Gazës janë pa qasje në internet dhe në shërbime tjera telefonike, pas rritjes së shkallës së bombardimeve izraelite në mbrëmjen e së premtes.
Mbi 2.3 milionë banorë të Gazës kanë mbetur pa asnjë linjë kontakti me pjesën tjetër të botës, teksa ushtria izraelite ka thënë se është duke e “zgjeruar” operacionin tokësor në këtë enklavë të rrethuar.
Njoftimi i ushtrisë izraelite është sinjal se forcat ushtarake të Izraelit janë edhe më afër pushtimit tokësor në Gazë.
Shpërthimet e fuqishme në Rripin e Gazës janë parë prej distancës, ka raportuar Associated Press.
Banorët e Gazës veçse janë që disa javë pa furnizime me ushqim, ujë dhe rrymë, por tani kanë mbetur në izolim të plotë.
Ofruesi palestinez i telekomunikimeve në Gazë, Palte, ka thënë se zona është pa asnjë shërbim për shkak të bombardimeve.
Kujtojmë se numri i viktimave të pafajshme çdo ditë vetëm po rritet.