Numri i njerëzve që u larguan nga Ukraina ka kaluar gjashtë milionë, që është kriza më e madhe e refugjatëve që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, njoftoi të enjten Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët.
Më shumë se 700 mijë persona që ikën nga lufta në Ukrainë erdhën në Gjermani, shkruan sot gazeta gjermane “Weltam Sontag”, duke cituar Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Nga fillimi i luftës në Ukrainë deri më 11 maj, 727.205 persona janë regjistruar në Gjermani në Regjistrin Qendror Gjerman për të Huajt (AZR), ndër të cilët 93 për qind janë persona me shtetësi ukrainase, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.