Vrasja e mësuesit francez ka sjell ftohje dhe tensionim të marrëdhënieve mes Francës dhe botës Islame, kurse veçanërisht mes liderëve Emannuel Macron dhe Rexhep Taip Erdogan, informon foldrejt.com. Sebep për këtë tension janë edhe gazetat e ndryshme franceze, që kryejnë karikatura kontraverse.
Së fundi gazeta që ka ‘frikë’ të karikaturojë qoftë edhe ndonjë fasadë të kampeve të përqendrimit, kurse publikon për tirazh fëmijët refugjatë të mbytur në det, ka kryer karikaturë edhe ndaj presidentit turk Rexhep Taip Erdogan.
“Erdogan – privatisht ai është shumë gazmor,” është titulli i gazetës kontraverse që e nxjer Erdoganin të ulur duke parë të pasmet e një gruaje.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Turqisë zyrtare, duke i quajtur “bastardë” punonjësit e Charlie Hebdo. Kjo vetëm se do përkeqësojë më shumë raportet mes Turqisë dhe Francës./Foldrejt.com