Përveç tankeve “Leopard 2”, kompania ushtarake gjermane Rheinmetall dëshiron të blejë 96 tanke të tipit “Leopard 1” nga kompania zvicerane Ruag dhe t’i dërgojë në Ukrainë, shkruan sot gazeta zvicerane “Tages-Anzeiger”.
Marrëveshja përfshin tanke të përdorura dhe jo funksionale Leopard 1 që Ruag bleu në Itali në vitin 2016, raporton Reuters.
“Rheinmetall donte të blinte tanket dhe e bëri të qartë se ato do t’i dorëzoheshin Ukrainës pas riparimit,” tha një zëdhënës i Ruag për Tages-Anzeiger, transmeton Fol Drejt.