Gazetari Besnik Krasniqi ka reaguar ndaj Edi Ramës, kryeministër i Shqipërisë, i cili së fundmi kritikoi pozicionin e Qeverisë Kurti, e cila sipas tij po kritikohet nga e gjithë bota demokratike, shkruan Fol Drejt.
Në një reagim të publikuar në llogarinë e tij në Facebook, Krasniqi ka thënë se nuk e di për çka shqetësohet Edi Rama më shumë, për raportet e reja të Kosovës me Perëndimin, apo pse projekti i tij politik për ndarjen Kosovës ka dështuar.
“Edi Rama është akuzu nga Ramush Haradinaj sa ishte kryeministër, se ka marrë miliona për ta mbështetë projektin për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë. Rama e pat paditë për shpifje Haradinajn, e më vone tërhoqi padinë. Pra, s’e la gjykatën me na e tregu të vërtetën.
Prandaj, sot nuk e di nëse Rama është më shumë i shqetësuar për marrëdhëniet “e reja” të Kosovës me ndërkombëtarët, apo për faktin se nëpërmjet aksionit në veri u shemb projekti për ndarjen e kësaj pjese, përkatësisht u shemb projekti për shkëmbim të territoreve, për të cilin aq shumë avokonte” – ka shkruar Krasniqi./FolDrejt/