Gazetares së Radio Televizionit të Kosovës (RTK), Ilire Zajmit sot i është thyer xhami i veturës.
Gazetarja Zajmi e ka bërë lajmin publik duke e shpërndarë edhe një fotografi të veturës së thyer, transmeton Fol Drejt.
“E kam paraqitur rastin në polici. Nuk kam ndonjë dyshim. Sot në mëngjes kur jam nisur për në punë e kam hetuar. Në dy vende ishte thyer forcërisht”, ka thënë Zajmi për Insajderin, përcjell Fol Drejt.