Në faqen e Ministrisë së Punëve të Brendshme ruse thuhet se Andrej Soldatov kërkohet sipas një neni të paspecifikuar të ligjit penal.
Andrej Soldatov, i cili merret me gazetari investigative, i njohur për raportimet për agjencitë ruse të sigurisë, deklaroi sot se autoritetet ruse e vendosën atë në një urdhër dhe i ngrinë llogaritë bankare.
Bashkëthemeluesi i faqes së internetit Agentura.ru shkroi në Twitter: “E hëna ime: llogaritë e mia në bankat ruse janë ngrirë, plus unë jam vendosur në një urdhër arresti rus”, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.