Po vijojnë reagimet për rastin e Shatërvanit të Xhamisë së Çarshisë, të nxitura nga një artikulli i antropologut Arsim Canolli me titull “Shatërvani te Xhamia e Çarshisë në Prishtinë nuk mund të tjetërsohet”, shkruan Fol Drejt.
Së fundi ka reaguar gazetari Mirlind Behluli i cili i është referuar fjalisë së Canollit në artikull, e cila e krahason TIKA-n turke me Kishën Ortodokse Serbe.
“Por, duket se TIKA ka strategji silente fetare. Duket sikur funksionon njësoj sikurse Kisha Ortodokse Serbe: gjithnjë nën rrogoz, duke shtyrë agjendën e vet fetare” – ka shkruar Canolli.
Sipas Behlulit, te kjo fjali veç budallallëkut, nuk shpërfaqet asgjë:
“Një profesor i UP-së e paska krahasu TIKA-n turke me Kishën Ortodokse Serbe. Me e krahasu Turqinë me Serbinë është budallaki. Me e krahasu TIKA-n, organizatë e një shteti mik, me Kishën Ortodokse Serbe, që është pjesëmarrëse në gjenocidin në Kosovë e ish-Jugosllavi, është super budallaki. A e mshelim edhe UP-në krejt?”/FolDrejt/