Një gazetar në Bjellorusi u dënua të mërkurën me gjashtë vjet burg, hapi i fundit në një goditje prej vitesh ndaj figurave të opozitës, gazetarëve të pavarur dhe aktivistëve të të drejtave të njeriut, raporton AP, transmeton Fol Drejt.
Në gjyqin në qytetin Grodno në Bjellorusinë perëndimore, Pavel Mazheika, 45 vjeç, u shpall fajtor për “bashkëpunëtim në veprimtari ekstremiste” për mbulimin e aktiviteteve të opozitës politike.
Ai u akuzua se punonte për mediat, përfshirë Belsat TV, i cili transmeton në bjellorusisht nga baza e tij në Poloninë fqinje. Autoritetet bjelloruse e kanë etiketuar Belsatin si “ekstremist”.
Avokatja Yuliya Yurhilevich gjithashtu u dënua me gjashtë vjet burg pasi u akuzua se i dha Mazheika informacion mbi të burgosurit politikë të Bjellorusisë, veçanërisht për artistin disident Ales Pushkin i cili vdiq në një burg bjellorus në fillim të këtij muaji.