Një 41 vjeçar, gazetar i Associated Press, i cili aktualisht po mbulon krizën në Ukrainë ka bërë xhiron e mediave sociale gjatë 24 orëve të fundit.
Philip Crowther postoi në Twitter një video me momente të ndryshme nga lidhjet e tij live me gjashtë televizione të ndryshme. Gazetari 41-vjeçar mbuloi zhvillimet në anglisht, spanjisht, portugalisht, frëngjisht, gjermanisht dhe në gjuhën luksemburgishte.
Natyrisht, postimi i Philip Crowther u bë viral dhe mori mijëra “like dhe share”. Crowther lindi në Luksemburg nga një baba britanik dhe një nënë gjermane.
Ai jeton në Uashington dhe është i specializuar në mbulimin e ngjarjeve politike dhe diplomatike dhe ka udhëtuar në shumë vende të botës si korrespondent për media të ndryshme./FolDrejt/
Six-language coverage from #Kyiv with @AP_GMS. In this order: English, Luxembourgish, Spanish, Portuguese, French, and German. pic.twitter.com/kyEg0aCCoT
— Philip Crowther (@PhCrowther) February 21, 2022