Gazetari i Wall Street Journal, Evan Gershkovich, i arrestuar në Rusi, i dërgoi një letër në rusisht familjes së tij në SHBA.
Të afërmit e tij jetojnë në Filadelfia të Pensilvanisë, raporton media ruse RIA Novosti.
“Dua të them se nuk po e humb shpresën. Po lexoj. Dhe po përpiqem të shkruaj. Ndoshta, më në fund, do të shkruaj diçka të mirë”, thuhet në letër, transmeton Fol Drejt.