Grupi i të drejtave të njeriut, Vyasna, tha se burimet i kanë thënë se gazetari i burgosur bjellorus i Radios Evropa e Lirë, Ihar Losik, është në gjendje të rënduar shëndetësore, pasi u gjet “me prerje në duar dhe qafë”.
Grupi tha se Losik u “shpëtua” nga siç tha “tentim-vetëvrasja”, megjithëse ende nuk është e qartë se si u lëndua Losik apo në çfarë shkalle janë plagët e tij, shkruan REL, përcjell Fol Drejt.
Losik u dënua me 15 vjet burgim në dhjetorin e vitit 2021. Megjithatë, akuzat për të cilat u dënua mbeten të paqarta.
Ai ka insistuar se rasti ndaj tij është i motivuar politikisht.
Në janar, gruaja e tij Darya Losik, u dënua me dy vjet burgim nën akuza për lehtësim të aktivitetit ekstremist./FolDrejt/