Pasi qëndroi në paraburgim për më shumë se gjashtë vjet dhe gjyqi i tij u shty në mënyrë të pashpjegueshme më shumë se 100 herë, ish-kreu i transmetuesit publik të Kamerunit është dënuar me 12 vjet burg.
Amadou Vamoulké u dënua nga një gjykatë në kryeqytetin Yaoundé, për përvetësim të parave dhe dhënien e shpërblimeve të pagave të stafit pa autorizim, shkruan BBC, përcjell Fol Drejt.
73-vjeçari mohoi çdo shkelje.
Gjyqi i tij u kritikua gjerësisht nga grupet e të drejtave të njeriut.
Vamoulké u arrestua në kuadër të Operacionit Sparrowhawk, për të cilin kritikët thonë se është përdorur nga qeveria e Presidentit Paul Biya për të mbyllur njerëzit që shihen si problematikë.
Vamoulké dihet se ka ulur në mënyrë drastike pagën e tij kur filloi punën në transmetuesin publik.
Një avokate që e përfaqësoi atë në fillim të gjyqit, Alice Nkom, tha se e gjithë çështja ishte politike dhe e paligjshme./FolDrejt/