Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më datë 29.05.2023 në Zveçan, shkruan Fol Drejt.
Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori.
“Zveçan 29.05.2023 – 23:00. Ankuesi mashkull kosovar-gazetar me 02.06.2023 ka raportuar se, afër objektit të komunës në Zveçan ku e kishte parkuar veturën, persona të panjohur i kanë dëmtuar duke i thyer xhamat e shpuar gomat. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raport./FolDrejt/