Në fshatin Kopilovicë të Zubin Potokut është arrestuar një person i dyshuar mashkull serb për sulm ndaj gazetarit serb, i cili ishte duke e fotografuar liqenin e Ujmanit.
“Fshati Kopilovicë, Zubin Potok 26.06.2023 – 11:00. Viktima mashkull/serb gazetar ka raportuar se derisa ka qenë duke bërë fotografi në liqenin e Ujmanit është sulmuar nga një i dyshuar mashkull k/serb, i është marrë telefoni dhe është kanosur. Afër vendit të ngjarjes është gjetur telefoni i viktimës dhe i është kthyer atij. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet nga policia, transmeton Fol Drejt.