Olga Malchevska e BBC-së ukrainase u zgjua në orën 03:00 GMT për të zbuluar se blloku i apartamenteve të familjes së saj në Kiev ishte bombarduar.
Ajo kishte tentuar ta kontaktojë nënën e saj, e cila jeton në Kiev, por u lehtësua që më në fund mori një mesazh prej saj.
“Ajo (nëna ime) ishte strehuar…dhe për fat nuk ishte në ndërtesën tonë, e cila u bombardua natën,” thotë Olga.
“Faleminderit Zotit familja ime ishte mirë… Nuk mund ta besoj atë që po shoh, ishte diku ku kam jetuar.”
Ajo thotë se nëna e saj ishte e lumtur që nuk ishte lënduar, pasi kishte arritur të strehohej në bodrumin e shtëpisë së një të afërmi me motrën e Olgës dhe fëmijën e tyre të vogël.
Por mendohet se xhaxhai i saj, me të cilin ata nuk kanë mundur të kontaktojnë, ishte në pallat.
Sipas deklaratave zyrtare në godinë nuk ka të vrarë, por 150 persona janë evakuuar, disa prej tyre janë shtruar në spital në kushtet e vështira.
Olga thotë se mamaja e saj kishte qenë e shqetësuar për fqinjët, miqtë dhe gjithashtu macen e familjes, pasi kafsha shtëpiake mbeti në ndërtesë gjatë natës.
“Është vërtet e çuditshme të flasësh për macen kur ka një luftë dhe njerëzit po vdesin, por nëse imagjinoni se njerëzit po linin shtëpitë e tyre dhe mendonin se do të shkonin për vetëm disa orë … dhe pastaj do të ktheheshin.”
Pak më shumë se 24 orë më parë, njerëzit kishin vazhduar jetën e tyre normale, thotë Olga.
“Edhe dje, mamaja ime, pas zhurmave të bombardimeve dhe granatimeve, ajo do të shkonte ende në punën e saj (si mësuese në një bibliotekë).
“Po i thosha të strehohej diku dhe ajo tha: “Hajde, mos u frikësoni, është Kiev, askush nuk do ta bombardojë Kievin”./FolDrejt/