Korrespondenti i Wall Street Journal, amerikani Evan Gershkovich, u arrestua në Yekaterinburg nën dyshimin për spiunazh, njoftoi sot Shërbimi Federal i Sigurisë Ruse (FSB).
FSB thotë se 32-vjeçari Gershkovich, korrespondent i byrosë së gazetës amerikane në Moskë, dyshohet për spiunazh në dobi të qeverisë amerikane, përcjell Fol Drejt.
Sipas FSB-së, Gershkoviç, “me udhëzimet e palës amerikane, ka mbledhur informacione që janë sekret shtetëror për aktivitetet e një prej kompanive të kompleksit ushtarako-industrial rus”./FolDrejt/