Në Ukrainën jugore, ndërsa një korrespondente e Corriere della Sera po raportonte drejtpërdrejt janë dëgjuar të shtëna artilerie.
Ndërsa Marta Serafini po tregonte historinë e refugjatëve që po largoheshin nga Kherson, u dëgjuan të shtëna, me gjasë të qëlluara nga artileria ukrainase.
“Siç e dëgjoni këto janë të shtëna dhe jemi vërtet afër”, thotë ajo.
“I kemi dëgjuar të shtënat edhe në studio’’, thotë moderatori.
“Janë të artilerisë ukrainase”, shtoi gazetarja.
Janë miliona njerëz që janë larguar nga Ukraina në javët e fundit, sipas raportimit të korrespondentes Serafini./abcnews.al/