fbpx
E premte, 22 Nëntor, 2024

Gazetarja tregon se cilat janë metodat me të shpeshta të kalimit të shqiptarëve në Angli

Lexoni edhe..

Gazetarja Anduena Llabani ka treguar skemën të cilën përdorin shqiptarët për të emigruar në Britaninë e Madhe. Llabani është shprehur se ata që kalojnë kufirin për në Angli kanë njerëz që i presin dhe kryesisht përdorin linjën e autobusëve për të mbërritur në vendet e BE-së dhe më pas prej atje tentojnë të kalojnë kufirin. E ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, Llabani tha ka dhe raste që kalojnë nga Rinasi.

“Pak kohë më parë, kryesisht unë kam pyetur në Drejtorinë e Migracionit dhe kam marrë një informacion. Këta njerëz që kalojnë kufirin, kryesisht kanë njerëz që i kanë në Angli, pjesë të kontaktit të tyre. Çfarë ndodh? Ata i garantojnë këtyre një kontakt deri në Francë. Ti ke pasur shumë shtetas që për të shkuar në Francë, përdorin linjat e autobusëve, edhe avionëve, kryesisht nga Mali i Zi, Prishtina dhe në shumë pak raste, edhe nga Rinasi.

Më pas, në Angli, i orientonte dhe i siguronte pikën e kontaktit në Francë, për të vazhduar më pas me gomone për të vazhduar në Kanalin e La Manshit. Këta shtetas që ikin me autobus, përdorin kryesisht linjat të Kosovës, nga Kosova në Mal të Zi, në Hungari dhe më pas drejt Francës”, theksoi ajo, transmeton Fol Drejt.

Të ngjajshme