Një gazetare është vrarë mëngjesin e të shtunës nga të shtënat me armë zjarri në një lokal në Virxhinia.
Gazetarja Sierra Jenkins, 25 vjeçe ishte një nga dy viktimat që u qëlluan për vdekje.
Siç raportojnë mediat lokale në Amerikë, e shtuna do të ishte një ditë punë e Jenkins për të mbuluar lajmet e fundit për gazetën. Por kur redaktori i saj e thirri për të raportuar pikërisht për të shtënat, ajo nuk mund të kontaktohej.
Jenkins kishte qenë në Chicho’s Pizza Backstage me shoqen e saj ndërsa restoranti po mbyllej kur filloi një debat jashtë, që degjeneroi në të shtënat me armë.
Ajo u qëllua me armë dhe më vonë u shpall e vdekur në Spitalin e Përgjithshëm Sentara Norfolk./FolDrejt/