Kryetari aktual i Pejës, Gazmend Muhaxheri, është rizgjedhur kryetar i degës së LDK-së në këtë komunë, transmeton Fol Drejt.
“3866 anëtarë të LDK-së kanë marrë pjesë në procesin zgjedhor të degës tonë në Pejë. Sot, në Kuvendin e X zgjedhor, Gazmend Muhaxheri u rizgjedh për mandat të ri katër vjeçar. Mbështetja për z. Muhaxheri është mbështetje për punën e mirë e angazhimin e jashtëzakonshëm të të gjithë veprimtarëve në degën fituese të LDK-së në Pejë.”, shkruan në njoftimin e LDK-së.
Tutje, në komunikatë thuhet se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka falënderuar delegatët e Kuvendit dhe të gjithë anëtarët për angazhimin e treguar në këtë proces; duke theksuar në veçanti, barazinë e plotë gjinore të siguruar në të gjitha nivelet, veçanërisht për zgjedhjen e 50% të delegatëve gra për Kuvend Qendror.
“Peja, dhe çdo degë tjetër e LDK-së në Kosovë, perveç procesit zgjedhor po zhvillon dhe një proces mobilizues me anëtarësi e qytetarë; dhe kështu dhe të forcimit të rradhëve tona në një moment kritik për vendin. LDK nga ky proces po del më e organizuar, më unifikuar dhe më e pasuruar me profesionistë, punëtorë, të djathtë e patriotë.”, shkruan në fund të njoftimit. /FolDrejt/