Edhe një shtet tjetër evropian nuk do të ketë mundësi të furnizohet me gaz nga Gazprom i Rusisë.
Kompania italiane e energjisë, ENI informoi se kompania ruse e energjisë Gazprom ka njoftuar se që nga dje ka ndërprerë rrjedhën e gazit, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
“Gazprom njoftoi se nuk mund të sigurojë sasinë e gazit të kërkuar për sot. Theksoi se nuk është e mundur rrjedha e gazit përmes Austrisë. Për këtë arsye që sot furnizimi me gazin rus për ENI përmes pikës hyrëse Tarvisio do të jetë 0. ENI do të kryejë rinovime nëse sigurohet furnizimi me gaz”, thuhet në një deklaratë me shkrim nga ENI.
Edhe një zyrtar i ENI-t që ka folur për agjencisë italiane ANSA lidhur me çështjen, tha se që nga sot Gazprom nuk mund të sigurojë furnizimin me gaz për ENI dhe shtoi më tej se Austria po furnizon gaz nëpërmjet Sllovakisë dhe se janë në kontakt me Gazprom-in për rifillimin e furnizimit me gaz për Italinë.
Në lajmet e mediave italiane thuhet se aktualisht furnizimi me gaz nga Rusia në Itali është më pak se 10 për qind krahasuar me furnizimin total të gazit dhe se ndërprerja në pikën e transferimit në Tarvisio nuk do të shkaktojë ndryshim të madh në situatën aktuale.
Pas luftës që Rusia filloi në Ukrainë, Italia ndërmori përpjekje për të diversifikuar furnizimin e saj me gaz. Italia rriti blerjet e gazit me vendet si Algjeria dhe Angola dhe që nga korriku e uli varësinë e saj për gazin rus nga 40 për qind në 25 për qind./FolDrejt/